Flash News

E-TJERA

Kokaina në Durrës/ Administratori i firmës mohon të ketë lidhje me ngjarjen, një i shoqëruar deri tani

Kokaina në Durrës/ Administratori i firmës mohon të

Janë mësuar detaje të reja lidhur me sasinë e kokainë të kapur ditën e sotme, e gjetur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Firma ku pritej të zbarkonte konteineri me rreth 200 kg kokainë është "Masabi Fruits" me qendër në Kombinat, Tiranë. 

Administratorë dhe ortakë të kësaj firme dalin dy persona, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku. Ky i fundit mësohet se është shoqëruar nga policia, teksa ka shkuar për të tërhequr kontejnerin në portin e Durrësit. Firma rezulton e hapur 3 vite më parë teksa në QKR është regjistruar në datën 20 mars 2018.

Administratori i ‘Masabi Fruits’, Erjon Peti deklaron se s'ka lidhje me kokainë e kapur në kontejnerin e kompanisë që menaxhon dhe shprehet se s'ka patur ndonjëherë probleme më parë.

”Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoj djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që është arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur. Ne jemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit. Nuk po mër kërkon Policia, Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Asnjëherë, unë për herë konteinerët e mirë skanohen. Nuk më intereson fare, asnjë gjë të kërkoj favore. Unë paguaj tatimet në shtet. Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar. Ai djali që ka shkuar aty, e ka kërkuar për të qenë prezent. Një pjestar i firmës, Klajdi Xibraku. Jo jo,”- tha Peti për News 24.

Kokaina ishte e ndarë në pako dhe ishte fshehur në dyshemenë dhe tavanin e modifikuar të kontejnerit. Ende nuk ka asnjë njoftim nga autoritetet lidhur me këtë ngjarje. Hetimet po kryhen nga prokuroria e Durrësit.

Të fundit