Flash News

E-TJERA

“Kokë turku” në burg, paralajmëron gazetari: Tahiri di shumë për ATA dhe ATË atje lart, ka shumë prova

“Kokë turku” në burg, paralajmëron gazetari: Tahiri

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka paralajmëruar se pas dënimit me burg, Saimir Tahiri mund të tregojë shumë për ‘ATA dhe ATË atje lart’, pasi nën cilësinë e ish ministrit ka administruar shumë prova kur ishte në detyrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se Tahiri tashme si “kokë turku” në burg, ka kohën e mjaftueshme për të vendosur se çfarë do të bejë, do të rrëfehet apo do pranojë fatin e tij.

Reagimi i plotë:

Maks Haxhia, avokati i Tahirit:

“Visi, çoji dy paketa….”

Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli…

Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte..

Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera,

ka degjuar shume gjera te tjera,

ka rregjistruar dhe administruar shume prova.

Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte…

Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte.

Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrefehet apo do pranoje fatin e tij… Jeta vazhdon…

Të fundit