Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-LSI për Gjirokastrën, lë në fuqi rezultatin zgjedhor të KQZ-së

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-LSI për
Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për shpalljen e pavlefshëm të rezultatit zgjedhor për qarkun e Gjirokastrës dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Kjo kërkesë ra fillimisht në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Kolegji refuzoi të merrte prova shtesë nga institucionet. PD do të depozitojë në Kolegjin Zgjedhor të njëjtën kërkesë edhe për 8 qarqe të tjera, pasi KAS-i nuk i ka pranuar pretendimet e opozitës.

KAS përfundoi sot shqyrtimin e ankimimeve, por me vendimet që ka marrë nuk ka pasur ndryshim të rezultatit zgjedhor.

Përfaqësuesi ligjor i PD në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso ka paraqitur para trupit gjykues, pretendimet e PD për manipulime zgjedhore në Gjirokastër, qark në të cilin kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se PS ka përdorur burimet shtetërore për të marrë vota. Lidhur me këtë pretendim, Kaso ka evidentuar rritjen e pagave për mjekët, fondet që janë akorduar në bujqësi si dhe punësimet në administratë, pak kohë para zgjedhjeve.

Sipas tij, këto mekanizma deformuan vullnetin e qytetarëve. Ai shton se gjatë fushatës elektorale mësuesëve dhe punonjësve të administratës iu kërkua që të merrnin pjesë në takime, duke siguruar edhe pjesmarrjen e personave të tjerë.

 

Të fundit