Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Qarkun e Tiranës, duke lënë në fuqi vendimin e KAS.

Opozita pretendon se ka patur manipulim të zgjedhjeve përmes blerjes së votës, shantazheve apo përdorimit të administratës. Sipas Kolegjit Zgjedhor kërkesa e opozitës është e pa mbështetur në prova dhe ligj. 

Të njëjtin vendim Kolegji Zgjedhor ka dhënë më herët dhe për qarqet e Beratit, Vlorës dhe Gjirokastër.  Kjo paralajmëron se të njëjtin vendim do të japë dhe për qarqet e tjera që ka ankimouar PD, pasi kërkesat dhe provat janë thuajse të ngjashme.

Tani e vetmja hallkë që i ka mbetur Partisë Demokratike është ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, gjithsesi nuk dihet nëse do ta marrë këtë veprim apo jo.

Kujtojmë se sot Kolegji Zgjedhor rrëzoi dhe kërkesën e PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve, nga 8 që janë në total, nga procesi i shqyrtimit të padive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

Të fundit