Flash News

E-TJERA

Kombëtarja në "Katar 2022", Reja: Na duhen 4 pikë, Xhaka e ka refuzuar Shqipërinë

Kombëtarja në "Katar 2022", Reja: Na duhen 4 pikë,

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat e saj të Botërorit “Katar 2022”, mes Hungarisë dhe Polonisë përkatësisht më 9 dhe 12 tetor. Fillimisht kuqezinjtë do të luajnë në”Puskas Arena” ndaj Hungarisë në një stadium pa tifozë, dhe pas tre ditësh do të përballen me Poloninë.

Trajneri i Kombëtares Eduardo Reja ka shpallur listën e lojtarëve në një konferencë për shtyp. Reja tha se kombëtares do t’i mungojnë Laçi dhe Abrashi të cilët janë të dëmtuar dhe nuk mund të jenë të gatshëm të luajnë në dy ndeshjet e radhës.

Aktualisht Shqipëria renditet dyta në grupin e saj. Reja theksoi se konbëtarja duhet të shfrytëzojë fitoren në çdo ndeshje, e sidomos idealja do të ishte të siguronte 4 pikë.

“Nuk kam bërë llogari, por me Poloninë duhet të fitojmë patjetër pasi e kemi rivalin tone direkt. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë por rasti ideal do të ishte të merrnim 4 pikë. Nuk duhet të humbasim asnjë ndeshje sepse kompromentohen të gjitha shanset,” deklaroi Reja.

Sa i përket mbrojtjes, Reja u shpreh se ka marrë nga dy lojtarë për çdo pozicion. “Bëj zgjedhjet e mia dhe marr gjithmonë 2 lojtarë për çdo pozicion. Dermarku është rikthyer ashtu edhe Veseli është rikthyer nga dëmtimi. Lenjani e Trashi po bëjnë mire, është edhe Balliu që e kam ndjekur, është interesant dhe do të na shërbejë shumë në kombëtare në të ardhmen”, ka thënë Reja.

Çështja “Xhaka” për trajnerin duket të jetë një kapitulli mbyllur. Ai pohoi seXhakës i është ogruar disa herë ftesa në kombëtare, por ai e ka refuzuar atë.

“E kemi ftuar disa here por ka refuzuar. Më pare kishte probleme fizike dhe tani është “ok” por nuk përgjigjet. Tani e kemi thirrur dhe nuk është përgjigjur dhe unë u lodha duke çuar ftesa për dike që nuk dëshiron. Më vjen keq për Xhakën sepse do të na jepte një dorë tani me cilësitë që ka por tani duhet durim dhe të shikojmë përpara. Ai mendoj se dëshiron të fokusohet te klubi I tij,” shtoi trajneri i kombëtares.

 

Të fundit