Flash News

E-TJERA

Komisariatet kthehen në skena krimi/ Ky është polici që vrau kolegun e tij, AMP ngre dy grupe hetimi

Komisariatet kthehen në skena krimi/ Ky është polici që vrau

Ka dalë fotoja e efektivit 25-vjeçar Ludjuan Zaimi, i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55-vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në në komisariatin Nr. 3. 55-vjeçari ndërroi jetë në spital. Krimi erdhi pas konflikteve të vazhdueshme, pasi 25-vjeçari deklaroi se Saliasi e ofendonte prej kohësh.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranës ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për zbardhjen e ngjarjeve ku janë të përfshirë punonjës policie.

Së fundmi kpmisariatet e policisë janë shndërruar në skena krimi. Pak kohë më parë një i ri u vetëvra në komisariatin e Kavajës, ndërsa në atë të Kamzës iu vu flaka gjatë tentativës së arratisjes.  

 

Të fundit