Flash News

E-TJERA

Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja anti-Covid: Hiqet ora policore

Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja anti-Covid: Hiqet ora

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave anti-Covid në vend. Duke vlerësuar se situata në javët e fundit ka ardhur drejt përmirësimit, ata vendosën që të hiqet ora policore.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli tha se pavarësisht lehtësimit të kufizimeve, do të vijojë monitorimi dhe efektet që mund të shkaktojë vendimi i sotëm.

Një tjetër vendim i ekspertëve ishte reduktimi i kohës së karantinës për personat që rezultojnë të infektuar me Covid-19.

Ndërkohë që u këshillua vaksinimi i të gjithë fëmijëve mbi 12-vjeç dhe jo vetëm për kategorinë që ka probleme me imunitetin, sikurse ka qenë deri më sot.

Sa i përket hyrjes në Shqipëri dhe grumbullimeve, ekspertët kanë vendosur që të mbeten në fuqi kufizimet.

“Ata të cilët janë të infektuar do të qëndrojnë të izoluar për një periudhë pesë ditorë nga 10 që ka qenë më përpara. Vaksinimi është i këshillueshëm për të gjithë fëmijët mbi 12-vjeç dhe jo siç ka qenë deri më tani për ata me problem për imunitetin.

Për të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Shqipëri mbetet detyrim paraqitja e pasaportës së vaksinimit ose testit PCR negative të 72 orëve të fundit.

Për ata që nuk i kanë këto dokumenta mbetet në fuqi izolimi. Përjashtim nga ky rregull bëjnë fëmijët deri në 6-vjeç. Mbetet në fuqi masa për grumbullimin deri në 30% të kapacitetit në konferenca dhe aktivitete të ndryshme.

Mendohet që ora policore të mos jetë më. Ne do vazhdojmë ta ndjekim dinamikën e situatës”, tha Rakacolli.

 

Të fundit