Flash News

E-TJERA

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Situata e qëndrueshme, incidenca është ulur

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Situata e qëndrueshme, incidenca
Komiteti Teknik i Ekspertëve'

Komiteti Teknik i Ekspertëve zhvilloi sot një konferencë për situatën me Covid-19 në vendin tonë, ku njoftoi se të gjithë treguesit, si viktimat, rastet e reja dhe shtrimet në spitale kanë ardhur në ulje.

Shefja e ISHP-së, Albana Fico bëri me dije se situata është e qëndrueshme dhe se incidenca ka ardhur në zbritje.

"Monitorojmë situatën. Incidenca ka pësuar sërish ulje nga 134-67 raste të reja për 100 mijë banorë. Numri i rasteve aktive ka qenë 25 mijë, sot 20 mijë. Kemi folur edhe për numrin e bashkive të prekura, kanë rënë në 30. Gjithashtu numri i personave të shtruar ka pësuar ulje. Ajo që e quajmë "case fatality " është 1.8%", tha ajo.

Të fundit