Flash News

E-TJERA

Komiteti teknik vendos mbylljen e spitalit Covid 4, çfarë do të ndodhë me pacientët

Komiteti teknik vendos mbylljen e spitalit Covid 4, çfarë do të

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbylljen e spitalit Covid 4, godinë që ndodhet autostradën Tiranë-Durrës.

Ky vendim vjen, sipas ekspertëve, për shkak të rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19. Mësohet se pacientët që kanë qenë deri më tani te ky spital, do të transferohen te Covid-1 dhe Covid-3.

Spitali Covid 4 u hap me 30 nëntor të vitit të kaluar, me kapacitet prej 100 shtretërish. 80 pacientë ndodhen aktualisht në spitalet Covid-1 dhe Covid-3, si dhe 80 pacientë të tjerë ndodhen te Covid-2. 

Të fundit