Flash News

E-TJERA

”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë

”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë

”Komuna e Parisit”, një nga zonat më të njohura të Tiranës mbetet pa ujë. 

Kompania e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë informon se si pasojë e një defekti në rrjet, zona ka probleme me furnizimin. 

”UKT ju bën me dije se, për shkak të një defekti të ndodhur, në zonën Komuna e Parisit ka pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. 

Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë për të stabilizuar furnizimin gradualisht gjatë mbrëmjes. Preken nga kufizimi kryqëzimi i rrugës Tish Dahia dhe Dhimiter Shuteriqi, e Pallatet Hawaj”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit