Flash News

E-TJERA

Konflikt për pronë dhe gjakmarrje, pistat për vrasjen e 67-vjeçarit në Vilëz

Konflikt për pronë dhe gjakmarrje, pistat për vrasjen e

Janë zbardhur detaje të reja rreth vrasjes së 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në fshatin Vilëz, të njësisë Zhejë në Kurbin. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vrasja ka lidhje me një konflikt për pronë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një gjakmarrjeje.

Mësohet se Dod Mamli është babai i Tom dhe Enrik Mamlit, dy vëllezër që janë të lidhur me një ngjarje kriminale të ndodhur më 23 shtator 2015, ku vëllezërit Mamli u përfshinë në një konflikt të armatosur me kushërinjtë Tafa, duke çuar në vdekjen e Naim Tafës dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Konflikti i vitit 2015, i cili kishte filluar në Suedi, ka vazhduar edhe në Shqipëri, duke u intensifikuar pas disa ngjarjeve të dhunshme mes familjeve Mamli dhe Tafa. Hetimet për vrasjen e 67-vjeçarit janë ende në vazhdim, ndërsa dyshimet për shkakun e krimit janë të shumta.

Të fundit