Flash News

E-TJERA

Vrasja me armë zjarri në Laç, identifikohet viktima

Vrasja me armë zjarri në Laç, identifikohet viktima

Një vrasje me armë zjarri u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Vilëz, në Kurbin.

Mësohet se një 67-vjeçar është vrarë me armë zjarri në afërsi të një banese. Viktima u identifikua si Dod Nok Mamli, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se lidhet me një konflikt pronësie.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Të fundit