Flash News

E-TJERA

Konflikti në KZAZ-në 30/ Shfuqizohen akredituesit, Celibashi në vendngjarje: Pezullohet për 4 orë numërimi

Konflikti në KZAZ-në 30/ Shfuqizohen akredituesit, Celibashi në

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka shkuar në vendngjarje në qendrën e numërimit të votave në shkollën “1 Maji” ku dhe ka ndodhur një sherr me karrige dhe grushte pak më parë.

Celibashi tha se sherri ka ndodhur në radhët e vëzhguesve, duke shtuar se KQZ kishte vendosur shfuqizimin e akreditimit për të gjithë vëzhguesit e kësaj qendre dhe akreditimin e 13 emrave të rinj.

“Incidenti që ka ndodhur natyrshëm ka avancuar situatën. Për ta risjellë këtë situatë në pozitat e ligjit, kemi vendosur të shfuqizojmë të gjitha akreditimet e vëzhguesve të dhëna deri më sot dhe kemi dhëne akreditime për vëzhgues të tjerë vetëm për këtë KZAZ. Nga një për secilin subjekt zgjedhor. Nga ky moment e në vazhdim do të jenë vëzhgues 13 persona dhe 7 nga organizata jo fitimprurëse. Do të jenë vetëm përfaqësuesit e medias dhe kandidatëve për deputetë,”- u shpreh Celibashi.

Të fundit