Flash News

E-TJERA

Konflikti në Mamurras, arrestohet efektivi që plagosi kolegët dhe tre persona të tjerë

Konflikti në Mamurras, arrestohet efektivi që plagosi kolegët dhe
Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, pas plagosjes së dy efektivëve të policisë dhe një qytetari në Mamurras.

I arrestuar është David Madani, polic patrulle, i cili plagosi dy kolegët e tij nga pakujdesia për vetëmbrojtje.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë, Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vorfi) dhe Rudolf Fufi, të cilët janë të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi.

Si ndodhi ngjarja

Patrulla me tre efektivë ka tentuartë ndalojë dy të rinj që udhëtonin me makinën e tyre, pasi kishin kryer manovra të rrezikshme dhe kishin kaluar kundravajtje. Në momentin që kanë kaluar policinë, ata nuk kanë ndaluar, në këtë kohë patrulla është vënë në ndjek të tyre duke mundur t’i ndalojë në qendër të Mamurrasit.

Pasi ata kanë hapur krahun dhe ndaluan, ndërsa disa persona të tjerë janë afruar pranë të rinjve.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë konfliktit një prej punonjësve të policisë ka nxjerrë armën dhe ka plagosur aksidentalisht dy kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë Nikoll Fufin.

Të fundit