Flash News

E-TJERA

Konflikti në Mamurras/ Gjykata lë të lirë efektivin që plagosi dy kolegët dhe një person tjetër

Konflikti në Mamurras/ Gjykata lë të lirë efektivin që
Foto ilustruese

Gjykata ka lënë të lirë efektivin e policisë, që në kushtet e vetëmbrojtjes plagosi tre persona. David Madani është lënë me "detyrim paraqitjeje".

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë,  pasi punonjësit e policisë kryen kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të një prej personave të përfshirë në konflikt, për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Më pas vëllezërit Fufi i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, efektivi David Madani ka qëlluar me armë, duke bërë qitje të pakontrolluar. Ai plagosi dy prej kolegëve të tij dhe një prej vëllezërve Fufi, të tre jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit