Flash News

E-TJERA

Konflikti përshkallëzoi në përdorimin e armës, si u plagos 29-vjeçari me tre plumba në gjoks

Konflikti përshkallëzoi në përdorimin e armës, si u

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku 29-vjeçari Egzon Gegaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve të fundit, Gegaj është qëlluar nga një 23-vjeçar me iniciale L.N., i cili ndodhet aktualisht në arrati.

Raportohet se shkaku i ngjarjes ka qenë një konflikt mes palëve, i cili ka agravuar dhe ka çuar në përdorimin e armëve.

Gegaj është qëlluar tre herë në gjoks dhe, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, duke e detyruar transferimin e tij me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli për të lokalizuar dhe kapur autorin e dyshuar, L.N. Grupi hetimor po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të tjera që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Të fundit