Flash News

E-TJERA

Kongresi i PS, ironizon Lubonja: Do shohim ndonjë kravatë të re nga ato që dizenjon Rama

Kongresi i PS, ironizon Lubonja: Do shohim ndonjë kravatë të re

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar Kongresin e PS që do të mbahet të premten më 8 dhjetor.

I ftuar në News 24, Lubonja u shpreh se e shumta që mund të shohim në Kongres, është ndonjë kravatë e re e Edi Ramës.

Lubonja u shpreh se vendimmarrja nuk merret në atë Kongres, duke rikujtuar kërkesën e së majtës italiane për ta përjashtuar Ramën nga Partisë Socialiste Evropiane.

“Do të shohim ndonjë kravatë të re nga ato që i dizenjon Rama. Vendimmarrja në Shqipëri nuk merret aty. Imagjino, para ca ditësh, PS propozuan ta përjashtojnë nga Partia Socialiste Evropiane, e propozoi e majta italiane dhe ky duhet të ishte problem për partinë sepse nuk përfaqëson ato vlera.

Mu kujtua një histori e vjetër; ishte koha kur PS sapo kishte marrë pushtetin dhe Nano ishte kryeministër dhe Rama tentonte të hynte në politikë dhe më tha shiko se kjo është si festa e Partisë Demokratike. Tha të bëjmë një refleksione 2 se dikur kishte bërë refleksion 1 me Ardian Klosin. U bënë këto refleksione 2 te Akademia dhe u ftua edhe Nano. Ka gjasa që ky Kongresi tani zëvendëson refleksione 3. Ndoshta! Sepse gjithmonë është mendja totalitare që gjithçka më përket mua. Rama thotë unë nuk jam pjesë jam e tëra. Partia Socialiste është një pjesë. Por partitë shtet siç do ky janë partia e popullit dhe në këtë aspekt kërkon ta marrë edhe këtë, siç tenton të marrë edhe të persekutuarit”, tha Lubonja.

Të fundit