Flash News

E-TJERA

Kongresmeni republikan letër DASH-it: Kërkoj informacion të detajuar për shpalljen "non grata" të Berishës

Kongresmeni republikan letër DASH-it: Kërkoj informacion të
Lee Zeldin, Sali Berisha, Antony Blinken

Kongresmeni republikan Lee Zeldin i ka dërguar një letër Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i kërkon informacione lidhur me vendimin për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Ai kërkon të dijë mbi cilat baza është marrë vendimi për Berishën.

"Kërkoj nga ju që të njihem me të gjithë informacionin që ju dispononi si Departament i Shtetit për vendimarrjen tuaj për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu kërkoj një informacion të detajuar lidhur me procedurën e ndjekur nga DASH për këtë vendim”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Një ditë më parë, kongresmeni i kërkoi informacione Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me këtë çështje. Zeldin u shpreh se nga kërkimet që ka bërë nuk ka informacione që e përfshinin ish-kryeministrin Berisha në çështje korruptive.

Nga ana tjetër, Blinken i është përgjigjur duke i thënë se nuk mund të ndajë asgjë me të, por i ka sugjeruar që të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike për informacione të detajuara.

 

Kongresmeni republikan letër DASH-it: Kërkoj informacion të

 

Të fundit