Flash News

E-TJERA

Konkursi për kompozitorët e rinj, kush janë tre fituesit

Konkursi për kompozitorët e rinj, kush janë tre fituesit

Dy kompozitorë shqiptarë dhe një kompozitore nga Kosova ishin fituesit e Konkursit Kombëtar të Kompozitorëve të rinj, që mban emrin e muzikantit të madh shqiptar Çesk Zadeja.

Përveç çmimeve, veprat e këtyre kompozitorëve të rinj, do të vihen në skenë dhe do të interpretohen nga Orkestra Simfonike e TKOB.

Kris Sopiqoti, Jetmir Zaganjori dhe Fjolla Gashi janë tre kompozitorët e rinj që u shpallën fitues të Konkursit Kombëtar “Çesk Zadeja”. Një juri ndërkombëtare vlerësoi veprat e tyre, dhe risitë që ato sjëellin në muzikën shqiptare.

Gjatë fjalës së saj, drejtoresha e përgjithshme e e TKOB, Abigeila Voshtina u shpreh se qëllimi i këtij konkursi është të krijojë një vazhdimësi brezash por edhe të mbështësë artistët e rinj shqiptarë.

Juria e këtij edicioni përbëhej nga tre emra të shquar që muzikës shqiptare, si:  Akademiku dhe etnomuzikologu Vaso Tole, kompozitorja Eriona Rushiti, disa herë pjesëmarrëse në Eurovision duke përfaqësuar Shqipërinë me punë e saj, dhe Kompozitori Gerti Druga, fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare dhe ish-drejtor artistik i Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.

Ndërsa anëtarët italianë të jurisë, Roberta Vacca dhe Mauro Cardi, janë kompozitorë dhe profesorë të kompozicionit në shkollat më të mira të muzikës në Itali, po ashtu edhe krijues të veprave të njohura evropiane.

 

 

Të fundit