Flash News

E-TJERA

Tentoi të fusë 49 iPhone kontrabandë në Durrës, arrestohet shoferi kosovar i kamionit

Tentoi të fusë 49 iPhone kontrabandë në Durrës,

Një 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia në Portin e Durrësit, pasi akuzohet për kontrabandë me pajisje elektronike.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, S.I, pasi sipas Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij në hyrje të portit, janë gjetur të fshehura në kabinë dhjetra celularë të markës iPhone, për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.

Celularët u sekuestruan si provë materiale, së bashku me kamionin dhe dy celularët personalë që përdorte S. I.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit