Flash News

E-TJERA

Kontrollet në pronat e Martinajt, eksperti: Po kërkohet i gjallë, mund të ketë qenë me familjen për Krishtlindje

Kontrollet në pronat e Martinajt, eksperti: Po kërkohet i gjallë,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për operacionin në Fushë Kuqe, ku policia zhvilloi kontrolle në pronat e Ervis Martinaj.

Karamuço tha për ‘ABC Live’ se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur.

Më tej Karamuço u shpreh se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë, ku edhe pati një operacion nga FNSH. Sipas ekspertit, mund të ketë pasur informacione se Martinaj ka qenë me familjen Krishtlindjet.

“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe.

Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen. Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji”, tha Karamuço.

 

Të fundit