Flash News

E-TJERA

Kontrollorja e Rinasit: Kur jemi të stresuar, kemi të drejtë juridike të kërkojmë paaftësi të përkohshme; tregon live pagën

Kontrollorja e Rinasit: Kur jemi të stresuar, kemi të drejtë

Flora Ndreca, kontrollore e trafikut ajror që në 2002 ka treguar se pse bashkë me 65 kontrollorë të tjerë të Rinasit nuk po bëjnë grevë, duke mos lejuar fluturimet në aeroport, por po ushtrojnë një të drejtë juridike.

E ftuar në Opinion, ajo thotë se kur një kontrollor ndihet i stresuar, gjobitet nëse ulet të ushtrojë detyrën e tij.

Ajo tha se ulja e pagës ka qenë një arsye që bashkë me kolegët e saj ka shtuar stresin në punë.  

Ndreca : Nuk na lejohet greva sipas kodit të punës , por jemi para faktit të paaftësisë së përkohshme, e ndjejmë veten të stresuar, nuk sigurojmë që ofrojmë shërbim në gjendjen në të cilin jemi.

Skema e kompetencës e thotë qartë se nëse unë ulem në gjendje të stresuar para radarit gjobimet me 2 mln lekë të vjetra, pra kam zbatuar ligjin.

Fevziu: Sa mund t’ju zgjasë stresi?

Ndreca : Në këto momente stresi po na shtohet. Dje bashkë me stafin, pesë nga ne nuk u ndjemë mirë dhe në fund të turnit, dy e drekës se jemi të paaftë për të vepruar përkohësisht. Kërkova 3-4 ditë periudhë relaksi, por më pas më kërkohet shkarkim nga puna pa arsye.

Kur u pushuan nga puna pesë kontrollorë, të tjerët e vijuan bënë paaftësi të përkohshme për solidarizim se është stres i shtuar.

Unë sot kam marrë pagën e 5 prillit dhe paga ime është 156 mijë leke të reja, ndërsa në kohë normale paguhem te 3 milionë lekja të vjetra, por jo shuma 4 milionë sic flitet. Nëse bëjmë krahasim me Shkupin një kontrollor si unë 4 mijë euro neto.

Të fundit