Flash News

E-TJERA

Korrupsion e shpërdorim detyre, Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për 10 zyrtarët e Drejtorisë së Transportit Rrugor

Korrupsion e shpërdorim detyre, Prokuroria e Fierit jep masat e

Prokuroria e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për dhjetë zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier, për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv e pasiv dhe moskallëzim krimi.

Hetimi ka zbuluar se disa punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik lejuan kalimin e automjeteve me defekte që rrezikonin qarkullimin rrugor, ndërsa disa persona të tjerë paguan para për të kaluar në kontroll mjetet e tyre.

Hetimi, në kuadër të procedimit penal nr. 1173, datë 14.09.2023, ka nisur mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Sipas hetimeve, ka dyshime të arsyeshme se shtetasit A.M., S.K., M.G., E.S., J.V., L.M. dhe E.Sh., punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik në Fier, gjatë ushtrimit të detyrës, kanë lejuar kalimin e automjeteve me defekte teknike që përbëjnë rrezik për qarkullimin rrugor, duke përbërë kështu elementët e veprës penale **“Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë.

Gjithashtu, dyshohet se shtetasit D.H. dhe J.Q., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë 2,000 lekë punonjësve të DRSHTR Fier për të kaluar në kontroll teknik automjetin e shtetasit J.Q., duke përbërë “Korrupsion aktiv dhe pasiv”.

Hetimet kanë treguar gjithashtu se shtetasi D.N. i ka ofruar një përfitim të parregullt shtetasit J.V., punonjës i Qendrës së Kontrollit Teknik, për kalimin e një mjeti në kontroll teknik, ndërsa J.V. e ka kaluar mjetin dhe nuk e ka kallëzuar këtë krim.

Masat e sigurisë të caktuara janë

A.M., S.K., E.S., M.G., L.M. dhe E.Sh.: Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe pezullim nga ushtrimi i detyrës publike.

J.V.: Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe pezullim nga detyra, dyshuar gjithashtu për moskallëzim krimi.
D.H. dhe J.Q.: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, për kryerjen e korrupsionit aktiv dhe pasiv.
D.N.: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, për korrupsion aktiv.

Prokuroria e Fierit konfirmon angazhimin e saj për hetimin me prioritet të veprave që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës

Të fundit