Flash News

E-TJERA

Korrupsioni me punësimet në Zyrën Arsimore të Dibrës, a u dekonspirua operacioni i SPAK?

Korrupsioni me punësimet në Zyrën Arsimore të Dibrës, a

SPAK zhvilloi dy ditë më parë një operacion në Dibër në zyrat e Arsimit, ku ranë në pranga 2 persona për korrupsion me punësimet.

Nga të dhënat e operacionit rezultoi se specialisti i pyjeve Halit Shehu donte të punësohej si mësues në zyrën e Arsimit dhe për këtë i dha ofroi 100 mijë lekë punonjësit të Këshillit të Qarkut Dibër Fitim Farrukut. Ky i fundit do të takohej me Lulzim Dain, bashkëshortin e Drejtoreshës së Arsimit Dibër, Brikena Dani, për t’i dhënë zarfin me lekë.

Po rezultoi se bashkëshorti i Danit, Lulzimi nuk e mor zarfin me lekë në momentin e shkëmbimit, ccka bëri që të krijohen dyshime se operacioni i SPAK është dekonspiruar.

Punonjësi i Këshillit të Qarkut Dibër Fitim Farruku dhe eksperti i pyjeve Halit Shehu, u arrestuan. Ndërsa për Lulzim Danin, në dosjen e SPAK-ut thuhet se nga përgjimet në telefona dhe në mjedis nuk është gjetur asnjë provë që të faktojë korrupsionin e tij. Për këtë arsye Dani u shoqërua nga policia dhe më pas u la i lirë.

Bazuar në njoftimin e SPAK, Halit Shehu dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Fitim Farruku i dyshuar për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të fundit