Flash News

E-TJERA

“Kosova bën teori konspiracioni për ‘Open Balkan'", Kurti i përgjigjet Ramës: Nuk është nismë në interes të shqiptarëve

“Kosova bën teori konspiracioni për ‘Open

Kryeministri i Kosovës i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se Kosova bën teori konspiracioni sa i përket nismës ‘Open Balkan’.

Pas takimit me kancelaren gjermane Angela merkel në Tiranë, Kurti tha para gazetarëve se nuk e di për çfarë tetori konspiracioni bëhet fjalë, por shton se ‘Open Balkan’ nuk është nismë në interes të shqiptarëve të Kosovës.

Unë nuk e di për çfarë tetori konspiracioni është fjala këtu. Është dashur ta pyesni. Unë nuk e di për çfarë teorie bëhet fjalë. Unë po jua tregoj qëndrimin tim, që e thashë edhe aty; Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin europian dhe nuk ka nevojë për variante të tjera.

Ballkani nuk është tre shtete, as 6 por të paktën 12 shtete. Pasnesër do të kemi një takim me qeverinë e Maqedonisë në Shkup dhe jemi për marrëdhënie të mira, pore iniciativat rajone nuk duhet të bëhen pa BE-në brenda. Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është se në të dytën nuk e kemi BE-n", tha Kurti.

Po ashtu, kryeministri i Kosoves tha se s’duhet të mirëkuptohet Serbia për mosnjohjen e Kosovës.

"Po ashtu Republika e Kosovës është një shtet i pavarur për të cilën të gjithë ne duhet të angazhohemi pavarësisht pozitës që kemi dhe të kërkojmë njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë për mos njohjen e Kosovës. Cfardo mirëkuptimi ndaj Serbisë për mos njohje i kushton Kosovës” tha Kurti.

 

Të fundit