Flash News

E-TJERA

KPK konfirmon në detyrë Elisabeta Imerajn, prokuroren e çështjeve "të nxehta"

KPK konfirmon në detyrë Elisabeta Imerajn, prokuroren e
Foto ilustruese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj.

Kjo e fundit u vendos pak ditë më parë drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

KPK ka dalë në rezultatin se Imeraj është e pastër si në kriterin pasuror, profesinal dhe atë të integritetit.

Imeraj është nja nga prokuroret që ka hetuar dosje të rëndësishme si ajo e ish-ministrit Saimir Tahirit, Shullazit, Orest Sotës, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, dosjen e 9 imamëve të cilët janë dënuar për terrorizëm por edhe grupin e trafikantit ndërkombëtar të drogës Met Kananit, i njohur si ‘eskobari shqiptar’.

Të fundit