Flash News

E-TJERA

KQZ bën zëvëndësimet në Kuvend/ Mandatin e Finos e merr Gentiana Cakrani, e humbet deputeti i PSD-së

KQZ bën zëvëndësimet në Kuvend/ Mandatin e Finos e merr

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të bërë dy zëvëndësime në Kuvend. KQZ vendosi që mandatin e lënë në mes nga ish-deputeti i ndjerë Bashkim Fino ta marrë Gentiana Cakrani.

Kjo e fundit ka qenë e 11-ta në listën e PS për qarkun Fier në zgjedhjet e 2017. Mandati do të ushtrohet deri në muajin shtator, kur të konsituohet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa vakanca tjetër në Kuvend, është ajo e krijuar nga dorëheqja e Tom Doshit. Në zgjedhjet e 2017-ës, i renditur pas Tom Doshit ishte Gledis Çeliku.

Por ky i fundit e humbet mandatin, pasi nuk nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Nëse do të kishte zbatuar procedurat e nevojshme edhe Çeliku do të ishte në Kuvend deri më shtator.

 

Të fundit