Flash News

E-TJERA

KQZ i hoqi kandidatët nga lista/ KAS kalon për shqyrtim ankesën e PD, kur zhvillohet seanca

KQZ i hoqi kandidatët nga lista/ KAS kalon për shqyrtim ankesën e
Foto ilustruese

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesë-ankesën e Partisë Demokratike për heqjen e 78 kandidatëve nga lista për deputetë.

Seanca e shqyrtimit do të zhvillohet ditën e martë në orën 10:00, sipas njoftimit zyrtar. Relator i çështjes u zgjodh me short Elvis Çefa.

Disa ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën finale të kandidatëve për deputetë të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim'' për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

KQZ  miratoi listën vetëm me 153 kandidatë të "PD-AN" nga 231 emra që kishte në total, duke i nxjerrë jashtë 78 kandidatë të tjerë, pasi nuk e lejonte kodi zgjedhor.

Në listat e PD-së kishte më shumë kandidatë seç duhej: në Elbasan 6 kandidatë më tepër, në Dibër 3, Fier 6, Berat 6, Durrës 6, Korçë 9, Kukës 6, Lezhë 3, Shkodër 9, Tiranë 9, Vlorë 6 dhe Gjirokastër 9 emra më shumë.

 

Të fundit