Flash News

E-TJERA

KQZ kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni më herët padinë e PS, vonon miratimin e fletës së votimit

KQZ kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni më herët

"Përshpejto shqyrtimin e ankimimit të PS-së ndaj vendimit të KAS" Kjo është kërkesa që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka dërguar Kolegjit Zgjedhor.

Kjo kërkesë vjen pasi Kolegji Zgjedhor vendosi sot për shqyrtimin e padisë së PS më 31 mars ora 11:00. Sipas KQZ-së çdo vonesë krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit, e cila ndikon në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit brenda afateve të përcaktuara. 

 

Pak ditë mëparë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë vendimin e KQZ-së, i cili kishte vendosur të hiqte 78 kandidatët të koalicionit "Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim", duke i konsideronte të tepërt dhe thyerje të rregullores së Kodit Zgjedhor.

Ky vendimi i KAS u ankimua në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Socialiste me argumentin se numri i lartë i listës së kandidatëve sjell problematikë thelbësore në fletën e votimit dhe përbën cenim të votës së parapëlqyer pasi kandidatët që do të jenë në pjesën e dytë të listës iu bëhet e pamundur të kapin herësin ose 10 000 vota për t’u zgjedhur në Kuvend. Si dhe, PS thekson se numri i kandidatëve që duhet të përmbajë lista është përcaktuar në Urdhrin e botuar nga Kryekomisioneri në faqen zyrtare të twitter me datë 08.03.2021. në këtë kuptim koalicioni nuk i është përmbajtur urdhrave ligjor të KQZ.

KQZ kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni më herët

 

Të fundit