Flash News

E-TJERA

KQZ kërkesë PD dhe PS: Hiqni menjëherë materialet propagandistike nga institucionet publike

KQZ kërkesë PD dhe PS: Hiqni menjëherë materialet

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një letër dy partive më të mëdha në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ku iu kërkon heqjen e posterave propagandistike në fasadat e godinave apo ambienteve publike.

Sipas KQZ-së, dy forcat kryesore politike në Shqipëri nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në letrën drejtuar Partisë Socialiste, KQZ thekson se partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe retorikat denigruese ndaj kundërshtarëve, e duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike, edhe nëpërmjet materialeve propagandistike.

"Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, ju kërkojmë të merren masa të menjëhershme për heqjen e tyre”, është kërkesa drejtuar PS-së

Ndërsa në letrën drejtuar Partisë Demokratike, KQZ thekson se ndalohet në mënyrë taksative afishimi i materialeve propagandistike në: fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë e rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit dhe në shtyllat e ndriçimit.

"Në zbatim të dispozitave ligjore të lartëpërmendura dhe në respektim të rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushate zgjedhore sipas standardeve të praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve, kërkojmë heqjen e menjëhershme të materialit propagandistik të koalicionit "Partia Demokratike - Aleanca për Ndryshim" nga fasada e godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës", është kërkesa drejtuar PD-së

KQZ kërkesë PD dhe PS: Hiqni menjëherë materialetKQZ kërkesë PD dhe PS: Hiqni menjëherë materialet

 

Të fundit