Flash News

E-TJERA

KQZ mblidhet në orën 13:00, pritet zëvendësimi i katër deputetëve

KQZ mblidhet në orën 13:00, pritet zëvendësimi i katër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbledhje në orën 13:00 ku pritet të zvendësohen edhe katër deputetët që dorëzuan mandatin e tyre para nisjes së Parlamentit të ri.

Mark Marku, Najada Çomo, Lefter Koka dhe Gramoz Ruçi dorëzuan mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 Prillit, vetëm disa ditë para nisjes së legjislaturës së re në Kuvend.

Vendin e Çomos do ta zerë deputetja Mimi Kodheli. Lefter Koka ia le stafetën Denis Deliut. Dorëheqjs e Mark Markut, i hap rrugë Elda Hotit në Qarkun e Lezhës. Ish-kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi do të zëvendësohet nga Mirela Pitushi.

Pasi KQZ-ja t’i japë mandatin secilit nga deputetët, emrat kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend dhe nëse i kapërcejnë ‘filtrat’ e komisionit, do të betohen si deputetë të rij të parlamentit.

KQZ mblidhet në orën 13:00, pritet zëvendësimi i katër

 

Të fundit