Flash News

E-TJERA

KQZ miraton rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, partitë 5 ditë kohë për ankimim në KAS

KQZ miraton rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, partitë 5

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatet për subjektet politike në 11 qarqet e vendit. Në mbledhjen e sotme, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi miratoi tabelat e rezultateve për 11 qarqe, pasi në 1 maj, KQZ miratoi rezultatet përfundimtare për qarkun e Kukësit.

Sipas rezultateve, PS mori 74 mandate deputetësh, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3.

Ndërkohë, subjektet politike kanë 5 ditë afat të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim. Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe Kolegji të japë vendimet, në rast se ndonjë subjekt s’e çon në Kolegj, Ilirjan Celibashi shpërndanë më pas mandatet me emrat e deputetëve.

Partia Demokratike, PD ka ngritur një komision të brendshëm për mbledhjen e fakteve për vjedhjen e votave nga Partia Socialiste, PS. Kryedemokrati Basha u shpreh, të hënën, se nuk do t’i njohë këto zgjedhje.

Të fundit