Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ nuk njeh Ivi Kason, komisioni i Rithemelimit: Mori urdhër nga Rama, akt antikushtetues

KQZ nuk njeh Ivi Kason, komisioni i Rithemelimit: Mori urdhër nga Rama, akt

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas deklaratës së Komisionerit Shtetërore të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili tha se “opinionet dhe mendimet e PD janë ato  të cilat do prezantohen nga zoti Sefa dhe Logu”, duke lënë të kuptohet se KQZ njeh vetëm PD-në zyrtare.

Celibashi nuk e njohu Ivi Kason, përfaqësues ligjor i Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një deklaratë, komisioni shprehet se Celibashi refuzoi Kason me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Komisioni paralajmëron se “Edvin Ramën për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar”.

“Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD.

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit.

Të fundit