Flash News

E-TJERA

KQZ u kthen për korrigjim dokumentet 6 partive politike, mes tyre PS dhe PD

KQZ u kthen për korrigjim dokumentet 6 partive politike, mes tyre PS dhe PD

Komisioni qendror i Zgjedhjeve u ka kthyer gati të gjitha partive politike listat e kandidatëve për deputet

Sipas KQZ në njoftimin zyrtar, shumica prej tyre janë kthyer të parregullsive të konstatuara në dokumentacion.

Në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij, vendosi të zhvillojë seancë publike:

Data e seancës: 10.03.2021, ora 17:30

 Rendi i ditës:

“Mbi verifikimin e rregullsisë së dokumentacionit të kandidimit të subjektit zgjedhor Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Mbi verifikimin e rregullsisë së dokumentacionit të kandidimit të subjektit zgjedhor  Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Mbi verifikimin e rregullsisë së dokumentacionit të kandidimit të subjektit zgjedhor  Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Mbi verifikimin e rregullsisë së dokumentacionit të kandidimit të subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Mbi verifikimin e rregullsisë së dokumentacionit të kandidimit të subjektit zgjedhor,  koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Mbi verifikimin e rregullsisë së dokumentacionit të kandidimit të subjektit zgjedhor koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”, njofton KQZ.

Kujtojmë se një ditë më parë, ish kreu i KQZ, Kristaq Kume deklaroi se partitë politike nuk kishin zbatuar ligjin kur kanë dorëzuar listat e kandidateve për deputet.

Sipas Kumes, dispozita përcakton se "Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy, çka rezulton se ky nen nuk është zbatuar prej shumicës së partive.

Të fundit