Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ KQZ vendos fletën e votimit me emra, rrëzon kërkesën e PS

Zyrtare/ KQZ vendos fletën e votimit me emra, rrëzon

Zgjidhet zyrtarisht fleta e votimit. 

Pas dy ditësh debate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur përfundimisht se cila do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Celibashit, kandidatët do të identifikohen me emra, ndërsa shtoi se fonti i fletës së votimit do të jetë i ndryshëm për çdo qark.

Në fletën e votimit kandidatët për deputetë do të paraqiten me emra sikurse propozoi PD dhe rrëzoi kërkesën e PS për fletën e votimit me numra.

Zyrtare/ KQZ vendos fletën e votimit me emra, rrëzon

Fleta do të jetë në përmasat 30 me 60 dhe do të jetë fletë votimi horizontale, siç duket në foto.

Fleta e votimit nuk ndryshon nga qarku në qark, por vetëm madhësia e shkrimit. Pra, emrat në kryeqytet janë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.  

 

Të fundit