Flash News

E-TJERA

Kreshnik Çollaku bëhet këshilltar i presidentes Vjosa Osmani

Kreshnik Çollaku bëhet këshilltar i presidentes Vjosa Osmani

Ish-deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku do t'i bashkohet ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në pozicionin e Këshilltarit për Politikën e Jashtme.

Përmes një postimi në Facebook, Çollaku shprehet se ky angazhim i jep mundësi për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës dhe shpreh mirënjohje për besimin e vlerësimin e dhënë nga presidentja Osmani.

“Të dashur miq,

Me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.

Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me këtë angazhim merr një dimension dhe mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës dhe falënderues Presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin.

Ky angazhim më jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik e publik, dhe vullnet për të kontribuar në avancimin, në mënyrë të integruar, të interesave tona kombëtare e shtetërore”, shprehet Çollaku.

Të fundit