Flash News

E-TJERA

Kreu i Komunës së Preshevës në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon Meta: Besoj se do të marrë kujdesin e duhur në Serbi

Kreu i Komunës së Preshevës në gjendje të
Foto Ilustruese/ Presidenti Ilir Meta dhe Shqiprim Arifi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas lajmit për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta i uron shërim të shpejtë Arifit duke shpresuar se do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi.

Më tej, Presidenti shprehu solidaritetin me gjithë bashkëkombasit në Luginën e Preshevës, të cilët po ashtu po përballen me COVID-19.

“Shërim të shpejtë Kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Duke besuar se do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi, uroj të rikthehet sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të detyrës shumë të rëndësishme.
Solidaritet vëllazëror me të gjithë bashkëkombasit tanë të dashur në Luginë, të cilët po përballen gjithashtu me COVID-19.
Ju uroj të kenë familjarisht shëndet të plotë dhe i ftoj të respektojnë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore.
”, shkruan Meta.

Kreu i Komunës së Preshevës në gjendje të

Të fundit