Flash News

E-TJERA

Kreu i sindikatës: Bojkotit të pedagogëve iu bashkua edhe një deputet i PS

Kreu i sindikatës: Bojkotit të pedagogëve iu bashkua edhe

Sot, pedagogët kanë shënuar ditën e tretë të protestës dhe shumica e universiteteve nuk janë funksionale pasi ndodhen në bojkot total.

Ndërsa pedagogët kanë paralajmëruar protestë kombëtare, Qazim Lataj, kryetar i sindikatës të UT deklaroi në emisionin “Fol” në MCN se javës tjetër pedagogët mund të hidhen në grevë.

Ndër të tjera ai tha se një deputet i PS iu bashkua bojkotit të pedagogëve duke lënë mësimin.

“Ndoshta javës tjetër mund të hidhemi në grevë. Deri tani nuk ka asnjë shenjë për dialog dhe jemi shumë të irrituar me fjalën e kryeministrit. Jam i kënaqur me protestën në të gjitha fakultetet. Të gjithë janë të zotuar që deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të peticionit, nuk do të pushojmë. Juridiku kishte shumë, mbi 40 për qind bojkot. Për Mjekësinë nuk të them dot gjë, në një telefonatë që pata më thanë që ka pasur shantazh”, tha pedagogu.

Të fundit