Flash News

E-TJERA

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve zbulon pse e pranuan ofertën e Ramës: Çështjen e pagave të prapambetura do e çojmë në Strasburg

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve zbulon pse e pranuan
Në foto: Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj, ka reaguar pas vendimit të naftëtarëve të Ballshit për të pranuar ofertën e Ramës.

Në një prononcim për mediat, Dautaj u shpreh se arsyeja pse punonjësit e kësaj rafinerie pranuan mbështetjen financiare të qeverisë është për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat gjenden.

Dautaj u shpreh se ndihma që i ka ofruar Rama është mes pagës minimale dhe pagës ndërmjetëse.

“Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë. Kemi pranuar që të rikthehet një përgjigje pozitive për pagën. Për problemet tona që kemi pasur për pagat e prapambetura, do t vijojmë rrugën gjyqësore, do e çojmë çështjen deri në Strasburg. Rama premtoi që do të jepte një mbështetje, një pagë ndërmjetëse dhe pagës minimale që marrin në rafineri. Nga punëtorët u pa e arsyeshme, se jemi keq financiarisht, të detyruar nga kushtet ekonomike, janë detyruar që ta pranojnë. Skam pasur mendime kundër. Pjesa dërrmuese janë pro pranimit të kërkesës. Sot do i dërgojmë një mesazh që palët të ulen një orë e më parë. Kushtet ekonomike na detyrojnë”, tha Dautaj.

Ndërkaq, referuar çështjes së pagave të prapambetura, Dautaj theksoi se do ta çojnë deri në Strasburg.

“S’kemi marrë asnjë lekë prej muajsh. Na është mohuar dhe asistenca sociale. Prej 11 muajsh me premtime boshe, kjo ofertë është pranuar si e keqja më e vogël. Nuk do të reshtim së kërkuari detyrimet tona të fituara me gjyq, deri në Strasburg, për të gjitha detyrimet tuaja”, tha ai.

Të fundit