Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK: Jam imun nga retorika politike e përditshme

Kreu i SPAK: Jam imun nga retorika politike e përditshme

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë një takimi pune të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, ka deklaruar se “retorika politike apo presioni mediatik” nuk ndikojnë aspak në punën e tij.

Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurëve të SPAK-ut.

Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqëtëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk na ka munguar as mbështetja buxhetore”, tha drejtuesi i SPAK-ut.

Këto deklarata vijnë dy ditë pasi Këshilli i Mandateve vendosi “pro” kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Kërkesa e SPAK u aprovua me 5 votat "pro" të mazhorancës, të cilave iu shtua edhe aprovimi i Enkelejd Alibeajt në emër të Partisë Demokratike. 

Të fundit