Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK-ut: Do vijojmë hetimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë

Kreu i SPAK-ut: Do vijojmë hetimin dhe dënimin e zyrtarëve

Në tryezën ku ishin drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi se hetimi dhe dënimi i zyrtarëve të lartë do vijojë më tej.

Luftën kundër korrupsionit ai e cilësoi sfidën kryesore të sistemit të drejtësisë. Duke theksuar se ka shumë punë për të bërë, Kraja tha se objektivat do të përmbushen nëse prokurorët tregojnë vullnet. Lidhur me dënimet e fundit, ai u shpreh se puna kishte kohë që kishte nisur.

“Nuk është fundi, është fillimi, do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe të njëjtat përparësi. Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë është sfida kryesore. Ngjarjet e fundit është fillimi i një produkti për të cilën ne ka kohë që ka vijuar dhe do të vijojnë deri në fund.

 Lufta ndaj pastrimit të parave, korrupsionit dhe shkelësve të ligjit do të vijojë deri në nxjerrjen para drejtësisë të fajtorëve. Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë, por me vullnetin e të gjithë prokurorëve do të mund t’ja dalim. Bashkëpunimi do të vijojë me të gjithë institucionet”, deklaroi Kraja.

 

Të fundit