Flash News

E-TJERA

Krijoi "nëndetëse" për transportin e kokainës përmes Atlantikut, arrestohet shqiptari në ShBA

Krijoi "nëndetëse" për transportin e kokainës

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në ShBA, pasi dyshohet se po punonte për krijimin e një prototipi nëndetëseje për transportimin e kokainës përtej oqeanit Atlantik. Në pranga është vënë shtetasi Ylli Didani, i cili dyshohet se bashkëpunonte Marty Tibbitts, drejtor i kompanisë së shërbimit ndaj klientit Clementine Live, me bazë në Detroit. 

Ylli Didani u padit nga një juri federale në Michigan më 21 Prill, me akuzat e konspiracionit për shpërndarjen e kokainës. Prokurorët pretendojnë se Didani është përgjegjës për një rrjet global të drogës që shpërndan kokainë në 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Nëndetësja thuhet se do të ishte e pajisur me një modem nënujor dhe antenë GPS. Ajo do të montohej në fund të një anijeje komerciale dhe më pas do të shkëputej në distancë kur të afrohej pranë brigjeve të Evropës. Drogat më pas do të merreshin nga një barkë peshkimi, e kontrolluar nga bashkëpunëtorët e Didanit.

Autoritetet raportohet se kanë ndjekur Didani që prej vitit 2015 kur u ngritën dyshime për udhëtimet e tij të shpeshta ndërkombëtare. 43-vjeçari shqiptar është arrestuar më 31 mars në Karolinën e Jugut por po gjykohet në Michigan, duke u mbajtur në burgun e Midland County.

Burimi: DailyStar

Krijoi "nëndetëse" për transportin e kokainësKrijoi "nëndetëse" për transportin e kokainësKrijoi "nëndetëse" për transportin e kokainës

Të fundit