Flash News

E-TJERA

Bie prodhimi vendas dhe eksporti i energjisë, me sa përqind rritet importi

Bie prodhimi vendas dhe eksporti i energjisë, me sa përqind rritet

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike gjatë tremujorit të parë të vitit ka pësuar rënie me 39,7 %, krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shimica e këtij prodhimi u realizua nga hidrocentralet publike dhe më pak nga ato koncesionare.

Ndërsa importi i energjisë ka ardhur në rritje me 7,2 herë. Kështu raporton INSTAT, duke shtuar se me eksportin ka ndodhur e kundërta. Treguesi ka pësuar një rënie të konsiderueshme prej 67,5 %.

Sa i përket përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit, është shënuar rritje me 5,7 %.

Ndërkohë është evidentuar se KESH përgjatë këtyre muajve ka blerë energji me çmim më të lartë se ai i bursës. Kujtojmë se vendi ynë ka muaj që është përfshirë nga kriza energjitike, e cila ka solli edhe nisjen e rritjes së çmimeve.

 

Të fundit