Flash News

E-TJERA

Kroacia bllokon pjeshkët me nikel, ish-ministri: Rrezik për sigurinë kombëtare, AKU të analizojë mostrat

Kroacia bllokon pjeshkët me nikel, ish-ministri: Rrezik për

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti foli për bllokimin nga Kroacia të pjeshkëve shqiptare me metale nikeli.

Për MCN, Panariti e cilësoi një dështim  të institucioneve shqiptare me pasoja të rrezikshme në shëndetin e knonsumatorëve.

Ai tha se laboratorët tanë nuk bëjnë asnjë analizë duke theksuar se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të marrë mostra nga dheu ku janë rritur këto pjeshkë dhe t’i analizojë për mbetje nikeli.

“Bëhet fjalë dhe për një luftë tregtare. Për sa kohë që autoritetet tona heshtin, krijojnë dhe panik te opinioni publik. Mirë që i bllokoi Kroacia, po ne do i hamë këto? Opinioni publik është në gjendje paniku.

Mbetjet e nikelit nuk kanë qenë ndonjëherë në ato që kanë qenë standarde maksimale të produkteve të sigurisë ushqimore.

Duke filluar nga gushti i këtij viti, Bashkimi Europian vendosi që t’i normojë produktet e nikelit në produktet ushqimore, sepse dyshohet se 10% e njerëzve pësojnë alergji nga mbetjet e nikelit. Kroacia tregon një zell shumë të madh dhe i zbulon këto mbetje.

Ajo që është më shqetësuese, është se autoritetet shqiptare nuk bëjnë as analiza, as konferenca. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është shndërruar në një çerdhe të paaftësh dhe militantësh që nuk bëjnë detyrën që ju ngarkon ligji.

Është një rrezik për sigurinë kombëtare. Kjo do të bëjë që fermerët tanë të mos kenë interes të prodhojnë fruta dhe perime, për sa kohë që u bllokohen në kufi dhe ne do të fryhemi me produkte importi.

Ne nuk dimë asgjë dhe nuk do dimë asgjë për sa kohë që nuk bëjmë analiza. Për sa kohë që laboratorët tanë nuk janë në gjendje të kryejnë analiza ne do të shtypemi pa mëshirë nga vendet fqinje.

AKU duhet të marrë monstra nga dheu ku janë rritur këto pjeshka dhe t’i analizojë për mbetje nikeli.

Ne tashmë jemi dorëzuar, përballë një dokumenti të paraqitur nga pala kroate me të drejtë apo pa të drejtë dhe praktikisht ato produkte po sekuestrohen.

Si janë futur këto insekticide të ndaluara? Se ato i bie janë futur në mënyrë kriminale.

Pasojat serioze nga këto pesticide reagojnë në nivel neurologjik. Natyrisht më të ndjeshëm janë fëmijët tanë. Zhvillojnë dhe probleme gastrointestinale”, tha Panariti.

Të fundit