Flash News

E-TJERA

Kroacia ndalon produktet me pesticide, Kosova: S’kemi importuar perime dhe fruta nga Shqipëria

Kroacia ndalon produktet me pesticide, Kosova: S’kemi importuar perime dhe

Kroacia ditë më parë ndaloi disa ngarkesa me domate dhe pjeshkë nga Shqipëria, për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve dhe metaleve të rënda, përfshirë nikelin. Megjithatë, Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) i Kosovës ka bërë të ditur se këto produkte nuk kanë hyrë në tregun vendor.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, ka sqaruar se kontrollet kryhen në bazë të planit nacional të monitorimit të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime, duke përdorur mostra sistematike të testuara në laboratorë të Bashkimit Evropian.

“Rezultatet e deritanishme kanë qenë të pranueshme dhe gjithmonë i janë referuar standardeve ndërkombëtare dhe rregulloreve të BE-së,” tha Thaçi.

Ai shtoi se gjatë verës dhe muajit shtator importi i produkteve nga Shqipëria është minimal, pasi tregu vendor mbulohet me prodhime të brendshme. Frekuenca e kontrollit është e lartë gjatë sezonit të fluksit të importeve, ndërsa aktualisht tregu mbulohet me prodhime vendore.

Thaçi gjithashtu nënvizoi bashkëpunimin e mirë me institucionet homologe shqiptare, si Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Mbikëqyrjes Veterinare dhe Bimësore (AKMVB).

“Në çdo rast dyshimesh për sigurinë e produkteve mes dy vendeve, shkëmbehen menjëherë informacionet dhe ndërmerren masa shtesë kontrolli,” përfundoi ai.

Të fundit