Flash News

E-TJERA

Kryebashkiaku i Elbasanit: Inceneratori qëndron fikur prej gati 1 muaj e gjysmë, mungon baza materiale

Kryebashkiaku i Elbasanit: Inceneratori qëndron fikur prej gati 1 muaj e

Mbledhja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve ka vijuar me dëshmitë. Kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja ka qenë dëshmitari i radhës.

I pyetur nga deputeti demokrat Luçiano Boçi, Llatja u shpreh se prej thuajse 1 muaj e gjysmë inceneratori nuk funksionon për shkak të mungesës së bazës materiale. Sa i përket debatit nëse përfshihet apo jo bashkia në dhënien e sipërfaqes për ndërtimin e inceneratorit, kryebashkiaku u shpreh se bashkia përcaktohet ose si kontribuuese ose i delegohet asaj vendimi.

Pjesë nga biseda:

Boçi: Ju thatë bashkë me centralin elektrik, në vijimësi të marrjes në dorëzim, në dijeninë tuaj nga data 17 deri tani e flasim punon inceneratori dhe a prodhon energji?

Gledian Llatja: Në datë 15 më duket drejtuesi teknik për shkak të mungesës dhe korespodencës që kishte pasur me administratorin e ri, ka vendosur të fikë inceneratorin për shkak se i mungonin disa materiale bazë që merre një herë në dy ditë. Sot që ne flasim mjafton vetëm të ndizet, pra të blihen materialet, dhe në datë 15 është urdhëruar fikja e detyruar e impiantit , dhe nga data kur është fikur ka gati 1 muaj e gjysmë që nuk është në funksion.

Boci: Si e keni marrë në dorëzim inceneratorin thatë se ka patur korespondencë kur nisi

Llatja: Me sa mbaj mend, ka qenë një shkresë bërë në mes të vitit të kaluar.

Boci: a e keni lexuar draft kontratën

Llatja: na është vënë në dispozicion është studiuar nga specialistët tanë

Boci: në kontratë përcaktohet qartë koha kur nisin, ndaj bëra pyetjen kur ka nisur. Ju duhet ta dini e ta sqaroni, inceneratori i kalon autoritetit kontraktor, në këtë rast min. mjedisit. Pse jeni ju si pale e tretë.

Llatja: Është dhe në kontratë, përfshihet edhe pushteti vendor, u gjet zgjidhja e ndërtimit të një subjekti të përbashkët për marrjen në dorëzim të funksionimit dhe marrjen në pronësi të këtij impianti.

Boci: Koncesionari transferon aksionet kuotat në kompaninë zbatuese të projektit, ku është bashkia këtu.

Llatja: Korespondenca që ne kemi me ministrinë e linjës, është ngarkuar të merret nga pushteti vendor, ose i delegohet.

Boci: Bashkia përcaktohet si kontribuuese për dhënien e sheshit, por transferimi bëhet mes Alb tek dhe autoritetit kontraktues, Ministria e Mjedisit. Mbi bazën e kujt e bëtë transferimin.

Llatja: Nuk e kam kontratën përpara, neni 26 e përcakton… dhe është brenda fushës së kompetencës tonë e gjithë kjo.

Boci: Materialet i ke në inbox, mund t’i referohesh, janë dorëzuar në bazë të dokumenteve.

Llatja: Nuk kam dijeni për shkelje ligji apo shkelje të procedurave.

Boci: Në 16.12 ka ndodhur çështja penale dhe inceneratori eshte vene ne sekuestro. A keni ekip monitorues

Llatja:  Ne kemi një strukturë të ngritur nga 7 këshillat bashkiak për një subjekt që ka strukturat përkatëse dhe mban kontakte me impiantin, kam edhe unë ekspertë të mi aty.  Ndërtim operim dhe transferim. Ka qenë operimi i impiantit që mbaronte më dt. 17. Më 17 dhjetor niste procesi i marrjes në dorëzim të të gjitha aseteve, nga dera e rrugës, peshorja impianti. etj

Boci: Keni marrë bashkë edhe centralin

Llatja: Nuk e kam marr, po administrohet nga shoqëria Eco El, pasi u sekuestrua tre ditë para se ta merrnim ne nga prokuroria.

Tabaku: Sapo thatë i marrim nga dera te gardhi e impianti… cdo gjë brenda sipërfaqes ku është inceneratori.

Llatja: S’e kam marr unë, por shoqëria Eco El.

Boci: A punon inceneratori?

Të fundit