Flash News

E-TJERA

Kryebashkiaku u bë ministër, komandohet kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut

Kryebashkiaku u bë ministër, komandohet kryetari i ri i Bashkisë

Këshilli Bashkiak i Cërrikut është mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla.

Salla dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, pasi u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vendim i shpallur më 11 shtator gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak vendosi të komandojë në krye të Bashkisë së Cërrikut nënkryetarin Florenc Doko. Ky i fundit ka mbajtur më parë poste si në bashki, ashtu edhe në institucione të tjera publike.

Florenc Doko do të ushtrojë detyrën e kryetarit të Bashkisë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale për Cërrikun, ku do të zgjidhet kryebashkiaku i ri.

Të fundit