Flash News

E-TJERA

Kryemadhi kundërshton hetimin e SPAK për sekuestrimin e disa provave materiale

Kryemadhi kundërshton hetimin e SPAK për sekuestrimin e disa provave

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka kundërshtuar në rrugë gjyqësore vendimet e SPAK për sekuestrimin e disa provave materiale.

Gjykata e Posaçme shqyrtoi sot një ankim të bërë nga Monika Kryemadhi me objekt heqje sekuestro, por vendosi të mos e pranojë atë.

Rezulton se është paraqitur një kërkesë me objekt heqje sekuestro. Duke qenë se këto janë kërkesa në fazën e hetimit paraprak nuk mund të jepen detaje të tjera pasi seanca është me dyer të mbyllura”, njoftoi gjykata.

Kujtojmë se SPAK prej disa kohësh po kryen hetime pas një kallëzimi të marrë nga avokati Idajet Beqiri, për shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi për disa ndërhyrje estetike jashtë vendit, pagesat e të cilave nuk janë deklaruar.  

 

Të fundit