Flash News

E-TJERA

Kryemadhi, ndryshe nga Basha, reflekton: Gabuam strategji, por vazhdojmë betejën

Kryemadhi, ndryshe nga Basha, reflekton: Gabuam strategji, por vazhdojmë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha, ka reflektuar pas humbjes së zgjedhjeve, duke pranuar strategjinë e gabuar që ndoqën, që me djegien e mandateve dhe mosmarrjen pjesë në zgjedhjet lokale.

Kryemadhi më tej, me zërin që i dridhej i kërkoi falje presidentit  Ilir Meta.

Patëm një strategji të gabuar duke filluar nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale, që i dha në dorë pushtetin Edi Ramës. Kjo gjë dhe koha, dhe ky rezultat, tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë për situatën ku ne ndodhemi sot, prandaj dua që në emër të LSI dhe timin personal, t’i kërkojë falje për këtë veprim dhe qëndrim.

LSI dhe qytetarët ishin përballë këtyre zgjedhjeve, përballë një pabesie të madhe, që e vuri Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm. I dha frymë bandave dhe krimit. I dha mundësi lëvizjeje oligarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët. Ne mbetemi të palëkundur në gjithë këtë proces. Jo vetëm që nuk do tërhiqemi, po do e vazhdojmë këtë betejë dhe më tutje”, tha Kryemadhi nga selia e LSI.

Kryemadhi tha më tej se nuk do të dorëzohen por do të vazhdojnë betejën e tyre.

“LSI do të vazhdojë denoncimet e saj për çdo manipulim dhe tjetërsim vote që është bërë deri më tani”, tha ajo.

Të fundit