Flash News

E-TJERA

Kryemadhi: SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me kërcënimin ndaj dëshmitarëve

Kryemadhi: SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i

Pas daljes nga SPAK, Monika Kryemadhi foli për mediat ku deklaroi se akuzat ndaj saj dhe Ilir Metës nuk qëndrojnë.

Kryemadhi tha se do të ballafaqohet me dezinformimet që po bëhen, teksa u shpreh se dëshmitarët po intimidohen.

"Seanca u shty me 9 tetor në orën 10:00. Meta nuk ishte i pranishëm, ishin të gjithë tjerët. Materialet janë voluminoze për tu lënë më shumë kohë avokatëve. Ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do jem në të gjitha emisionet për të ndjekur hap pas hapi të gjithë dosjen. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv, nuk ka asnjë për korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët? Shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie në procesin e hetimit.

Do ballafaqohemi me letrat, duke vazhduar me dezinformimin që bëhet. Sipas Altin Dumanit, Fatime Kryemadhit i fillon jeta në 2001 në Tiranë. SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me kërcënimin ndaj dëshmitarëve. Dua t’ju bëj një pyetje, ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikani, nga një institucion këtu mbrapa që intimidon e shantazhon një qytetar për dëshminë", tha Kryemadhi.

Të fundit